Nuk po shkëlqen me Milanin, gjigandi i futbollit turk nis kontaktet me sulmuesin e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:40

Nuk po shkëlqen me Milanin, gjigandi i futbollit turk nis kontaktet me sulmuesin e kuqezinjve

Divok Origi nuk ka shkëlqyer në sezonin e parë me Milanin dhe drejtuesit duket se nuk e kanë më në plane për sezonin e ardhshëm.

ORIGI

Kështu në garë për sulmuesin belg ka hyrë menjëherë Beshiktashi.

Gjigandi turk kërkon një sulmues për të zëvendësuar Veghorst që u largua drejt Mançester Junajtid në janar dhe Origi shihet si i duhuri për turqit.

Gjithashtu, Beshiktash ka nisur kontaktet dhe me Romën për Stefan El Sharauin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"