“Nuk po ngutemi”, cili është klubi i vetëm i Kategorisë së Parë pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2022 | 14:47

“Nuk po ngutemi”, cili është klubi i vetëm i Kategorisë së Parë pa trajner

Nëse 13 klube të Kategorisë së Parë kanë zgjedhur trajnerët, Burreli nuk e ka bërë ende. Për “Panorama Sport”, drejtori teknik, Klevis Gjoka, sqaron të ardhmen e matjanëve:

Burreli-Beselidhja

“Nuk po ngutemi, pasi ka kohë për të ndërtuar ekipin. Pjesa më e madhe e lojtarëve do të qëndrojnë, si dhe do të afrojmë elementë nga grupmoshat.

Janë disa lojtarë që ne do t’i testojmë e më pas do t’i bëjmë pjesë të ekipit të parë. Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm pasi të kemi emëruar trajnerin. Mendoj që këtë të fundit do ta kemi brenda javës së ardhshme, pasi jemi në diskutime me disa emra. Shpresoj që nga dhjetëditëshi i fundit i korrikut të nisim grumbullimin e, për pasojë, edhe merkaton e verës”.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"