Nuk na ka mundur kurrë në ndeshje zyrtare si Çeki, ja bilanci i dueleve të Shqipërisë me kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 18:58

Nuk na ka mundur kurrë në ndeshje zyrtare si Çeki, ja bilanci i dueleve të Shqipërisë me kreun e grupit

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve 2025, ku në Grupin B1 do të ketë përballë Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

shqiperi ceki

Çekët janë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë, të cilët i kishim rivalë dhe në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, ku në dy ndeshjet e luajtura kuqezinjtë barazuan në Pragë 1-1 dhe fituan në “Air Albania” me rezultatin 3-0.

Këto janë të dyja ndeshjet e vetme zyrtare midis Shqipërisë dhe Çekisë, ndërkohë si Çekosllovaki, Kombëtarja jonë në ndeshje totale është mundur tre herë dhe ka fituar 2.

BILANCI (F:3 H:4 B:1):

17 Shtator 1950 Çekosllovaki – Shqipëri 3-0 Miqësore

22 Nëntor 1952 Shqipëri – Çekosllovaki 3-2 Miqësore

7 Dhjetor 1952 Shqipëri – Çekosllovaki 2-1 Miqësore

1 Maj 1991 Shqipëri – Çekosllovaki 0-2 Kual. Europiani

16 Tetor 1991 Çekosllovaki – Shqipëri 2-1 Kual. Europiani

8 Qershor 2021 Rep. Çeke – Shqipëri 3-1 Miqësore

7 Shtator 2023 Rep. Çeke – Shqipëri 1-1 Kual. Europiani

12 Tetor 2023 Shqipëri – Rep. Çeke 3-0 Kual. Europiani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"