“Nuk na favorizon ndeshja e parë në Andorra”, Zekiç flet për duelin e nesërm të Partizanit: Duhet të jemi gati për çdo gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 17:49

“Nuk na favorizon ndeshja e parë në Andorra”, Zekiç flet për duelin e nesërm të Partizanit: Duhet të jemi gati për çdo gjë

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka dalë para mediave në konferencën për shtyp para sfidës që të kuqtë luajnë në Ligën e Konferencës ndaj Atletik D’Eskaldes. Të kuqtë luajnë sfidën e parë në transfertë dhe trajneri beson se ekipi duhet të jetë i përqendruar në çdo çast për të bërë më të mirën e mundshme.

zekic

Ndeshja e parë ndaj Atletik D’Eskaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo?
Jo nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.

Si është gjendja fizike e skuadrës, e keni të gjithë grupin të gatshëm për nesër?
Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.

Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë?
Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për t’u luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"