Nuk kishim grumbulluar asnjëherë kaq pikë, por Kombëtarja U-21 është shumë larg… rekordit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 15:35

Nuk kishim grumbulluar asnjëherë kaq pikë, por Kombëtarja U-21 është shumë larg… rekordit

Shqipëria U-21 e mbylli fushatën kualifikuese për Europianin 2021 në vendin e tretë të grupit 3 eliminator me 14 pikë të grumbulluara. Në një grup me 6 skuadra, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi lanë poshtë vetes kombëtare si Turqia, Kosova dhe Andorra.

SHPRESAT

Nga 10 ndeshje të zhvilluara, arritën 4 fitore dhe 2 barazime, ndërsa pësuan 4 humbje. Një nga ndeshjet më të pafalshme të këtij edicioni ishte barazimi 2-2 ndaj Andorrës në transfertë. Kuqezinjtë shënuan 16 gola dhe pësuan 21, por nëse shikon bilancet e eliminatoreve të shkuara, të paktën në këto tri dekada, asnjëherë më parë nuk janë grumbulluar 14 pikë në 10 ndeshje brenda një fushate kualifikuese. Ky është një mini-rekord, por që mbetet shumë larg atij të vitit 1984, kur Shqipëria U-21, e drejtuar nga Ramazan Rragami, u kualifikua në tetë më të mirat e Europës.

Në grupin me 4 skuadra, Kombëtarja jonë e mbylli në vendin e parë me 10 pikë (4 fitore dhe 2 barazime), duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit si Gjermania Lindore, Turqia dhe Austria. Dy barazimet 1-1 ndaj 21-vjeçarëve gjermanë, si brenda dhe jashtë fushës, janë rezultate historike për Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"