“Nuk kemi presion për fitore”, Salihi: Atmosfera në skuadër është më e mirë se dy grumbullimet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 17:42

“Nuk kemi presion për fitore”, Salihi: Atmosfera në skuadër është më e mirë se dy grumbullimet e fundit

Zv/trajneri i Shqipërisë Hamdi Salihi tregoi se atmosfera në kampin kuqezi është më e mirë se dy grumbullimet e muajve të fundit Për “Rubrikën Sportive” në “RTSH Sport”, Salihi theksoi skuadra nuk ka presion për të fituar sot ndaj Kazakistanit.

Salihi
Për sa i përket faktit që sulmi i ekipit është bllokuar, ish-sulmuesi i kombëtares u shpreh se shpreson që sulmuesit të jenë sot në ditën më të mirë.

“Atmosfera në skuadër – E gjithë pjesa tjetër e ekipit është stërvitur në rregull. Gjendja është më e mirë se dy grumbullimet e fundit.

Presion për fitore ndaj Kazakistanit – Presion për fitore nuk ka, por të gjithë njerëzit dhe lojtarët duhet të fitrojmë për të kapur objektivat. Nuk kemi presion medoemos nga Federata apo stafi teknik.

Ndryshime e shpeshta në formacion – Kjo është e mira që mund të zgjedhësh shumë nga 25-26 lojtarë, janë të aftë të jenë pjesë e formacionit. Edhe ata që janë në stol, e dinë konceptin që ka trajneri. Çdokush mundohet të futet të bëjë detyrat në fushë.

Besëtytni për sulmin – Përveç punës, puna kryesore e imja është të jem pranë sulmuesve. Shpresoj të jenë në ditën e mirë”, u shpreh zv/trajneri i Shqipërisë Hamdi Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"