“Nuk kemi pasur probleme nga krahët”, Sormani nuk pajtohet me konsatimin e Starovës: Ja si fitohet ndaj Kukësit …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 13:25

“Nuk kemi pasur probleme nga krahët”, Sormani nuk pajtohet me konsatimin e Starovës: Ja si fitohet ndaj Kukësit …

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ishte i pranishëm ditën e sotme, në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli në lidhje me përballjen e nesërme ndaj Kukësit, që do të zhvillohet në “Air Albania”. 

Sormani

Edhe pse me mungesa të shumta, tekniku italian, beson se nëse luajnë si skuadër dhe janë agresiv, do mund të triumfojnë ndaj kryesuesve të kampionatit. Sormani nuk ishte dakord me deklaratën e ish-trajnerit Starova i cili tha se Partizani hasi probleme të mëdha nga krahët në sfidën ndaj Skënderbeut.

  • Përballeni ndaj Kukësi kryesues, por duket se asgjë nuk është në favorin tuaj, keni mesfushën titullare të padisponueshme, si do e zgjidhni këtë problem?

Sigurisht që do ta zgjidh këtë problem me lojtarët që kam në dispozicion. Mendoj që jemi përgatitur mjaft mirë, kemi zhvilluar përgatitje intesive. Jemi përgatitur për të zhvilluar ndeshjen, pa menduar për mungesat që do të kemi për këtë takim.

  • Cili është shqetësimi që ka trajneri për këtë takim?

Kam marrë drejtimin e Partizanit prej pak kohësh. Sa më shumë kalon koha, ne do fillojmë të rritemi si skuadër. E rëndësishme është që të përmirësojmë gjendjen tonë fizike. Presim që skuadra të rritet psikologjikisht dhe në aspektin e harmonisë të lojës. Pra mendoj që me kalimin e kohës skuadra do të jetë në gjëndjen që unë e kërkoj.

  • A do jenë të shumta ndryshimet në formacion për këtë ndeshjen?

Sigurisht që ndryshimet do të bëhen në bazë të lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion për shkak të skualifikimeve. E rëndësishme është që skuadra të jetë e përgatitur dhe ta përballojë këtë sfidë në aspektin psikologjik pasi lojtarëve do ti transmetoj të njëjtën gjë që të jenë të përgatitur psikologjikisht.

  • Çfarë mendimi keni për Kategorinë Superiore?

Mendoj që është një kampionat shumë  i ekuilibruar. Nuk mund të thuash që një skuadër është superiore ndaj tjetrës. Këtë gjë e kam edhe për skuadrat e vogla, që të vënë në vështirësi. E rëndësishme është si do të përballohen ndeshjet në aspektin psikologjik?

  • Nuk do të flasë Sormani për arbitrat, edhe në ndeshjet në vazhdim?

Nuk kam se çfarë të them për arbitrat, nuk jam për të gjykuar arbitrat, unë këtu jam për të drejtuar skuadrën e Partizanit. Me Skënderbeun kemi zhvilluar një ndeshje të mirë për sa i përket 40 minutave, me pak fat, mund ta fitonim atë ndeshje. Nuk kam asgjë çfarë të them për arbitrat.

  • Nga gjithë këto mungesa që ka Partizani, nëse do zgjidhje të ktheje njërin në sfidën ndaj Kukësit, cili do të ishte?

Unë jam shumë praktik. Mendoj për ata që kam në dispozicion, jo për ata që nuk kam në dispozicion.

  • Ish-trajneri Sulejman Starova deklaroi se në sfidën ndaj Skënderbeut, pati probleme nga krahët, sa dhe maunet i kaloni. Si do e zgjidhni këtë problem?

Mendoj që është një mendimi i një tekniku dhe e respektoj. Në 40 minutat e para nuk kemi marrë asnjë goditje në portë. Nuk i kemi pasur këto probleme. Nëse i referoheni momentin kur skuadra luajti me 10 lojtarë, aty ishim të detyruar të sulmonim, në atë momente ndoshta kemi pasur disa hapësira.

  • Çfarë rezultati prisni ndaj Kukësit?

Unë gjithmonë pres nga skuadra që të fitojë. Mendoj që skuadra do të bëjë më të mirën në fushën e lojës për të arritur një rezultat pozitiv.

  • Si fitohet kundër Kukësit?

Unë njoh vetëm një tip futbolli, të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse ti je agresiv dhe luan vërtet si një skuadër, atëherë mund ta vesh në vështirësi ccdo kundërshtar.

  • A është momenti për të marr hak ndaj Kukësit, pas humbjes 3 vite më parë, kur drejtonit Partizanin?

Mendoj që nuk do ta konsideroja hakmarrje. Sepse në atë sfidë, ne vinim pas 2 muaj intensiv, ku skuadra kishte zhvilluar paraqitje mjaft të mira në Europë. Në atë moment skuadra vinte nga një impenjim shumë i madh përball kundërshtarëve si Krasnodar apo Salcburg. E kisha menduar që skuadra do të kishte rënie fizike në ndeshjet e para të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"