“Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar”, Jurgen Çelhaka: Tedi Carën e kam patriot, ngacmohemi për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 13:30

“Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar”, Jurgen Çelhaka: Tedi Carën e kam patriot, ngacmohemi për derbin

Në konferencën për shtyp ditën e sotme për Shpresat e Shqipërisë, foli dhe , Jurgen Çelhaka, i cili u shpreh i lumtur për ftesën e Kombëtares U-21 teksa zbuloi edhe objektivat e ekipit kuqezi.

celhaka

Ftesa nga Kombëtarja U-21: “Ndihem shumë mirë, gjithmonë kur të vjen ftesa nga Kombëtarja është një privilegj të përfaqësosh ngjyrat kuqezi, pasi erdhi dhe në një moment shumë të mirë për mua pasi kam marrë më shumë minuta ndeshjet e fundit, pas një dëmtimi shumë të vështirë plus që bëra dhe golin dhe vijmë nga një fitore e rëndësishme dhe mendoj se do jap maksimumin për Kombëtaren”.

E veçanta e grupit: “Mendoj se gjithmonë ekipi kuqezi është shquar për frymën e grupit, sakrificat që ne kemi, shpirtin e ekipi, këto janë gjërat më të forta që ne kemi dhe na favorizojnë. Përher çunat kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit pa marrë parasysh se me cilat ekipe luajmë”.

Objektivi: “Mendoj se duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, nuk kemi frikë asnjë kundërshtar. Mendoj se jemi të aftë për të përballuar të gjithë ekipet që kemi ne grup, vetëm Anglia është pak më lart ndërsa të tjerat janë aty dhe ne do të luftojmë të marrim tre pikët”.

Shakaja me Tedi Carën: “Tedin e kam patriot dhe ngacmohemi shumë para derbit, kemi luajtur bashkë dhe tek Kombëtarja U19, para derbit themi jo do fitojë Tirana jo do fitojë Partizani, por gjithçka ngelet në kuadrin e shakas pasi jashtë fushës jemi vëllezër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"