“Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit”, mesfushori i Liverpulit rikthehet të flasë për sherrin Salah-Mane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 17:51

“Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit”, mesfushori i Liverpulit rikthehet të flasë për sherrin Salah-Mane

Vetëm pak kohë më parë Sadio Mane dhe Mohamed Salah kishin një zënkë midis tyre, për një pasim të munguar në ndeshje kundër Bërnleit.Sadio-Mane-Mohamed-Salah-1038155

Menjëherë ky sherr midis dy lojtarëve që konsiderohen kryesorët tek Liverpuli, filloi të bëjë bujë në Angli. Megjithatë diskutimet rreth kësaj nuk vazhduan shumë, pasi të dy lojtarët nëpërmjet rrjeteve sociale, njoftuan se kishin gjetur gjuhën e përbashkët midis tyre dhe çdo gjë vazhdoi normalisht.

Për këtë temë është rikthyer të flasë edhe mesfushori Fabinjo, i cili shprehet se çdo gjë ngelet brenda lojës: “Ajo zënkë midis tyre nuk ishte as e parë dhe nuk do të jetë as e fundit. Një ditë pas ndeshjes ata bënin shaka në dhomat e zhveshjes, ata flasin normalisht dhe janë miq shumë të mirë. Gjatë ndeshjes të gjithë janë të nxehur dhe mund të ndodhin këto gjëra.”, u shpreh Fabinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"