Nuk fitoi “Këpucën e Artë” prej Ronaldos, Lukaku: Nuk më intereson ai trofe, këtu jemi te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 20:39

Nuk fitoi “Këpucën e Artë” prej Ronaldos, Lukaku: Nuk më intereson ai trofe, këtu jemi te Interi

Sezoni 2020-2021 ishte ndoshta më i miri në karrierën e Romelu Lukakut, i kurorëzuar me titullin kampion në Serinë A me fanellën e Interit. Një edicion ku ai shënoi 24 gola në kampionatin italian, por ku nuk mundi të merrte ”Këpucën e Artë”, i kaluar nga Kristiano Ronaldo i cili shënoi 29 gola me Juventusin.

LUKAKU 1

Tani, me kthimin te Interi, shumëkush mendon se belgu është kandidati kryesor për të bërë të tijin atë trofe. Por duket se sulmuesi nuk e mendon një gjë të tillë pasi është i fokusuar që në vitrinën e trofeve të vendosë edhe një medalje kampioni, siç ka treguar në një intervistë për “DAZN” që do të publikohet nesër e plotë.

“Janë të gjithë të fortë, por mua nuk më intereson klasifikimi i golashënuesve. E them me sinqeritet, unë mendoj vetëm për titullin. Kjo është për mua më e rëndësishme. Po, golat mbërrijnë. Por jemi te Interi, këtu luhet për titullin, nuk luhet për gjërat individuale”, theksoi sulmuesi belg në pjesëzën e intervistës që është publikuar sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"