“Nuk është turp që pjesa e parë të mbyllet 0-0”, Alegri para sfidës me Benfikën: Nuk është deçizive, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 18:37

“Nuk është turp që pjesa e parë të mbyllet 0-0”, Alegri para sfidës me Benfikën: Nuk është deçizive, por…

Juventusi kërkon të dalë nga kriza e rezultateve dhe të rikthehet dhe njëherë te fitorja. Këtë gjë do të tentojë ta bëjë në sfidën përballë Benfikës që do të luajë në shtëpi në Ligën e Kampionëve. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i “Zonjës”, Masimilano Alegri, është shprehur se skuadra do të kërkojë tre pikët në një sfidë që e cilëson të rëndësishme, por jo deçizive.

ALEGRI 1

“Ne kemi rikuperuar Di Marian, por nuk e di nëse ai do të jetë në fushë pasi ka kryer vetëm një stërvitje me skuadrën. Shezni ndoshta mund te jetë i gatshëm, ndërsa Aleks Sandro ka një problem dhe ne do ta ruajmë atë për ndeshjen me Monzën. Rabioti me Lokatelin do të mungojnë.

Benfika ka një histori të rëndësishme në Europë. Ata janë mësuar të luajnë sfida të tilla.. janë një skuadër agresive, me 11 fitore. Ndeshja e nesërme nuk do të jetë deçizive, por shumë e rëndësishme. Ne duhet të luajmë si një skuadër, të jemi kompakt dhe tëmos kemi probleme.

Ne duhet të gjejmë balancën, të kuptojmë momentin që jemi. Ne gjithmonë kemi një dëshirë të madhe për të fituar dhe kjo na krijon probleme ndonjëherë. Ndeshjet janë të gjata, janë më shumë se 90 minuta dhe ne duhet të jemi të qetë. Gjithmonë të luajmë i një skuadër. Nuk është turp nëse pjesa e parë përfundon 0-0, e rëndësishme është të mos vuash.

Salernitana? Unë kurrë nuk kam shprehur gjykime për arbitrat. Për mua kjo çështje përfundoi të dielën në mbrëmje. Nuk e di nëse do të skualifikohem, megjithatë besoj se për trajnerin do të ishte mirë të paguajë një gjobë, qoftë edhe të rëndë dhe të bëj bamirësi”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"