“Nuk do merrem më me arbitrin”, Bejzade pas fitores me Vllazninë: Tresa ka të ardhme, ja pse nuk e aktivizova me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 17:28

“Nuk do merrem më me arbitrin”, Bejzade pas fitores me Vllazninë: Tresa ka të ardhme, ja pse nuk e aktivizova me Teutën

Laçi arriti një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë në shtëpi, duke konfirmuar veten si pretendent për titull. Trajneri i kurbinasve, Skerdi Bejzade u shpreh se kishte besim te skuadra e tij dhe se gjithashtu në çdo ndeshje hyn për fitore.

bandicam 2023-09-19 17-22-37-276

Ne nuk shohim tabelën,. Mundohemi të shohim çdo ndeshje për ta fituar. Pësuam në minutat e para dhe e kishim të vështirë të hynim në lojë. Barazuam në fundin e pjesës së parë dhe kjo na rriti moralin për të hyrë në pjesën e dytë për fitoren.

Mu bë qejfi për golin se ishte shumë gol i bukur. Tresën dhe Dajkon nuk aktivizova me Teutën, sepse sapo kishin ardhur nga angazhimi me Kombëtaren. I ruajtëm për këtë ndeshje. E kam thënë dhe më parë, Tresa është një lojtar me të ardhme. Besoj se mund të arrijë diku lartë sepse mundësitë i ka. Vllaznia ishte një skuadër e fortë. Na e bëri të vështirë. Kishte bërë disa ndryshime që na e bëri të vështirë. Mund të dilte ndeshja dhe barazim, edhe mund ta humbnim. Por mendoj se ne treguam dhe më shumë karakter për të fituar dhe e merituam.

Diferencë bëri dhe shpirti i garës. I kisha porositur lojtarët. Po të mos jepnin 100% lojtarët nuk fitonin dot. Vllaznia kishte 4-5 lojtarë që luajtën në 100%.

Arbitrimi? Po të më shohësh mua, s’kam protestuar fare gjatë gjithë lojës. Ndeshjen e parë e kontestova. Ndeshjen tjetër ndaç të jetë i mirë, ndaç të jetë i keq, nuk do merrem më me arbitrin”, u shpreh Bejzade për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"