NOTAT/ Humbi penallti, por Muçolli më i vlerësuari nga legjionarët kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 11:03

NOTAT/ Humbi penallti, por Muçolli më i vlerësuari nga legjionarët kuqezi

Arbnor Muçolli ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes së Goteborg këtë fundjavë në kampionatin suedez. Por jo ashtu siç do të dëshironte ai. Mesfushori zhvilloi një lojë shumë të mirë gjatë sfidës, por rezultoi vendimtar në humbjen 1-0 përballë Halmshtad, duke shpërdoruar penallti. 

mucolli

Megjithatë, Muçolli është më i vlerësuari sipas faqes së specializuar “Sofa Score”. Mesfushori me tipare sulmuese ka marrë notën 9.4, një notë shumë e lartë.

mucolli

Në vendin e dytë gjatë fundjavës që lamë pas u rendit Nedim Bajrami, i cili u vlerësua më notën 8.5. Ai dha asist dhe shënoi gol për Sasuolon në barazim 2-2 në transfertë ndaj Salernitanës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"