Notat e Skënderbeut/ Muzaka monumental, vuan “kafsha” Soue

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 22:01

Notat e Skënderbeut/ Muzaka monumental, vuan “kafsha” Soue

Vlersimi i “Panorama Sport” për futbollistët e Skënderbeut 

Shehi

SHEHI 7 – Fluturon në minutën e fundit si në kohët e arta, por para asaj akrobacie kishte evituar një tjetër gol thuajse të sigurt. Pyetja është: Çfarë mund të bëjë Skënderbeu pa kapitenin?

VANGJELI 6,5 – Dylufton si të mundet, por mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse. I pakalueshëm në krahun e tij edhe pse nuk e tradhton asnjëherë pozicionin taktik, por jo mjaftueshëm bashkëpunues me Takun në fazën ofensive.

RADAS – (PA NOTË) 33 minuta si luan në fushë dhe dirigjon mirë prapavijën. (Nga min 33, ALITI 6,5 – Nuk e tradhton Skënderbeun, edhe pse hyn si pa dashje në lojë. Agresiv, i vëmendshëm dhe mbi të gjitha sakrifikues. Premton shumë pa dyshim).

Mici

JASHANICA 7 – Gjigant në prapavijë dhe gabon vetëm njëherë kur e humb topin rrezikshëm para zonës së tij, por për fat e mbylli Mici. Më tej asnjë gabim dhe mjaftueshëm i ashpër për sulmuesin Taumba

MICI 7 – Shumë i rrezikshëm në ndërhyrjet në zonë, por sa shumë vrapime në krahun e tij. Tentoi me të gjitha mënyrat të shërbente, por “kolonat” serbe ishin shumë të gjata dhe të forta. Nëse Xhejms do të kishte qenë më cinik, diçka mund të ndryshonte.

Skenderbeu 2

MUZAKA 7,5 – Monumental mesfushori tiranas. Punë e pistë në mesfushë, por sa shumë klas kur merrte topin. I vetmi që krijonte frymëmarrje dhe çante në rrjetën e dendur të kundërshtarëve.

LILAJ 7 – Një ndeshje e vuajtur për korçarin, sidomos pas dëmtimit të Radasit. Serbët e markuan pa mëshirë, sepse ia kishin frikën dhe ai është mësuar të ketë një “truprojë” si Osmani ose Nimaga në ndeshjet e mëdha. Nuk bëri dot ligjin siç dëshironte, por as nuk u dorëzua ndonjëherë.

Skenderbeu-Partizani Beograd

DITA 7 – Muskuj, zgjuarsi dhe mbi të gjitha rezistencë. Vrapon në çdo cep dhe përplaset pa frikë me rivalët. Ka një moment dobësie pas daljes së Radasit, sepse serbët shtojnë forcat në mesfushë, por vazhdoi të ishte këmbëngulës. Në përmirësim të vazhdueshëm.

TAKU 6,5 – Disa veprime interesante në minutat e para, por kur ndeshja merr “flakë” mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse. Asnjë pasim i saktë për Souenë dhe ndoshta i duhet pak më shumë kohë që të sinkronizohet mirë me Vangjelin.

XHEJMS 6,5 – I sakrifikuar në krahun e majtë, sepse i kërkojnë vazhdimisht të bëjë Latifin. Humbet dy raste të pastra për pasimin final ndaj Soues dhe demoralizon disi shokët, por gjithsesi nuk u zhbalancua. Ra fizikisht ndjeshëm në pjesën e dytë, por ishte e pritshme.

Skenderbeu

SOUE 7 – Luan afër portës kundërshtare vetëm në 10 minutat e para, ndërsa më pas detyrohet ta prekë topin thuajse gjithnjë jashtë zonës. “Kafsha” vuan fizikun e rivalëve dhe ashpërsinë e tyre, por më shumë vuan faktin që Skënderbeu e ka të vështirë të ndërtojë aksione për të. Mbajti nën presion të vazhdueshëm rivalët dhe nuk i lejoi të sulmonin me të gjitha forcat.

TRAJNERI DAJA 7 – Në Europë i duhet gjithnjë të përballet me skuadra më të forta, më cilësore dhe më eksperte. Por ekipi i tij nuk tradhton, madje konfirmohet gjithnjë e më shumë si i barabartë. Por mos harroni se nuk e ka më Latifin… as Gavazajn, as Nimagën, as Osmanin. Iu dëmtua edhe Radas… Nuk ishte edhe aq i lehtë barazimi, apo jo…?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"