Nota e Uzunit, italianëve u “djeg” goli kundër Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:23

Nota e Uzunit, italianëve u “djeg” goli kundër Juventusit

Myrto Uzuni luajti 70 minuta kundër Barcelonës, por pa arritur të lërë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ishte në mbrëmjen e tij, por në fakt nuk u ndihmua aspak nga skuadra.

Ferencvaros vs FC Barcelona, Budapest, Hungary - 02 Dec 2020

I gjithë Ferencvaroshi nuk doli fare në lojë dhe kjo gjë bëri që Uzuni të shërbehej shumë pak, edhe pse lëvizte në repartin e sulmit. Trajneri vendosi që të largonte nga fusha për t’i dhënë pushim në pritje të ndeshjeve të tjera në kampionat dhe në Champions. Ferencvaroshi do ta luajë ndeshjen e fundit në grupe si një finale kundër Dinamos së Kievit për të siguruar prezencën në Ligën e Europës.

Për momentin ndodhen në vendin e fundit për shkak të golavarazhit, por me pikë të barabarta me ukrainasit. Për këtë arsye, 90 minutat e fundit në grupe do të jenë vendimtare. Të dyja skuadrat kanë nga 1 pikë, të cilën e kanë marrë në ndeshjen direkte me njëra-tjetrën.

NOTA 5-  Italianët e “tuttomercato” nuk e kanë kapërdirë golin dhe festën që Myrto Uzuni bëri në “Juventus Stadium” dhe këtë herë “hakmerren” me vlerësimin. I kanë vendosur notën 5 duke thënë se shqiptari ishte shumë egoist dhe nuk e pasonte topin atëherë kur duhej. “Kërkon të bëjë gjithçka vetë dhe nuk shërben shokët e skuadrës”, shkruan portali italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"