Njësoj si Manaj, futbollisti i Shpresave “zbret një kat më poshtë” në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:55

Njësoj si Manaj, futbollisti i Shpresave “zbret një kat më poshtë” në Spanjë

Futbollisti i Shqipërisë U21 Kleandro Lleshi pritet të largohet nga ekipi i Fuenlabradas, e cila militon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

dmlikcowsaauqw3jpg_001

Mediat iberike shkruajnë se Rekreativo Huelva është interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit 20-vjeçar për të përforcuar qendrën e mesfushës. Por, Rekreativo duhet të bindë Leganesin, klubi që ka kartonin e Lleshit.

Lleshi nuk po gjen dot hapësira te Fuenlabrada duke regjistruar vetëm 2 ndeshje në Kupën e Mbretit. Klubi që interesohet për futbollistin e Shpresave, Rekreativo Huelva luan në nivelin e tretë futbollit spanjoll (Segunda Division).
Kujtojmë që në Segunda Division do të aktivizohet dhe futbollisti i Shqipërisë Rei Manaj, i cili u zyrtarizua si përforcimi më i ri i Barcelonës B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"