Një sulmues ideal për Partizanin në janar, Sormani dhe klubi pranojnë vetëm alternativë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 16:36

Një sulmues ideal për Partizanin në janar, Sormani dhe klubi pranojnë vetëm alternativë

Trajneri Adolfo Sormani ka kërkuar një qendërsulmues më cilësor se ata që ka në dispozicion (Solomon, Braun dhe Ekuban), por nëse klubi nuk arrin ta gjejë, atëherë do të ishte i kënaqur me grupin aktual. Pra, ose të jetë një lojtar që bën diferencën, ose të mos afrohet fare një tjetër që mund të jetë në nivelin e Solomon & CO.

SORMANI


Burime në klubin e kuq i treguan dje gazetës se drejtuesit dhe trajneri janë në unison sa i përket moshës së lojtarit që kërkohet. Klubi nuk kërkon të nxitohet duke afruar një lojtar që është 30 vjeç apo më tepër, edhe pse mund të ketë më tepër eksperiencë dhe CV të mirë. Sormani dhe drejtori Rama synojnë një sulmues qendre, i cili është ndoshta në kulmin, por që në këtë moment, ata janë të ndërgjegjshëm se e kanë shumë të vështirë për të gjetur lojtarin ideal.

Merkatoja e verës ofron pak mundësi, ndërsa Partizani nuk e ka luksin për të blerë kartonin e ndonjë sulmuesi të huaj apo shqiptar, siç bëri në verën e kaluar me xhamajkanin Braun. Ndërkohë, deri pak ditë më parë në mediat ganeze përflitej emri i sulmuesit 24-vjeçar, Francis Afriye, si përforcim i mundshëm i “demave”.

Mirëpo, edhe kjo pistë tashmë ka rënë, pasi ganezi ka preferuar të firmosë për një klub në Afrikën e Jugut, pikërisht me Taunship Rollers, që militon në kampionatin e Republikës së Botsuanas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"