Një mijë “zemra kuqezi”, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 10:57

Një mijë “zemra kuqezi”, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë

17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria zyrtarizoi kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët.MixCollage-17-Nov-2023-10-53-AM-5613

Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve, pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi.

1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu. Edhe moldavët e kanë projektuar si ditë festë këtë sfidë, pasi stadiumi është “sold-out”, janë shitur të gjithë biletat. Këtë takim do ta ndjekin live 10.500 tifozë./BW

22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"