Një legjendë e vërtetë e klubit madrilen, kapiteni i Realit vendos të largohet në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 22:42

Një legjendë e vërtetë e klubit madrilen, kapiteni i Realit vendos të largohet në verë

Kapiteni i Realit, Naço Fernández është një legjendë e vërtetë e klubit të bardhë. Ai ka kaluar dymbëdhjetë sezone si lojtar në ekipin e parë, teksa debutoi në vitin 2011 nën drejtimin e Zhoze Murinjos.

naco

Sezonin e kaluar dukej se kishte vendosur t’i jepte fund qëndrimit te Reali, por në fund zemra e bëri që të tërhiqej në momentin e fundit. Dymbëdhjetë muaj më vonë, historia përsëritet, por tani ai ka shkuar më tej. Sipas mediave spanjolle, ai u ka thënë drejtuesve të klubit se ideja e tij është të mos vazhdojë më bashkëpunimin me ekipin.

Madje ia ka bërë me dije diçka të tillë edhe presidentit Florentino Perez. Gjithçka mund të ndryshojë siç ndodhi vitin e kaluar, por vendimi paraprak është marrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"