Një futbollist me shpresat e Kosovës, Gudiabi kthehet ndaj Skënderbet/ Ja situata te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 20:55

Një futbollist me shpresat e Kosovës, Gudiabi kthehet ndaj Skënderbet/ Ja situata te Dinamo

Dinamo do të rikthehet sot në fushën e stërvitjes pas ditëve të pushimit që lojtarët morën pas derbit me Tiranën. Trajneri Mehmeti dhe stafi i tij do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

DINAMO STERVITJE

Veton Tusha ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21 Kosovës për ndeshjet e radhës, edhe pse me blutë nuk ka pasur hapësira. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, pritet që mesfushori Gudiabi të rikthehet në sfidën me korçarët, duke përfituar për rikuperimin e plotë nga koha më e gjatë në dispozicion.

Po ashtu, edhe Andoni do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa gjendja e Bardhit mbetet për t’u parë. Dinamo pritet të jetë me grup të plotë ndaj korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"