Një formacion me probleme, shtyrja e kampionatit asist për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 18:25

Një formacion me probleme, shtyrja e kampionatit asist për Partizanin

Shtyrja e kampionatit ka ardhur si një asist për Partizanin, pasi nëse do të luhej të shtunën, i binte që trajneri Ilir Daja t’ia dilte pa gjysmë ekipi. Prej kohësh ekipi po vuan mungesën e disa titullarëve, pasi kanë dëmtime dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Partizani

Egzon Belica ka javë që nuk përgatitet me grupin dhe shpresohet që nga sot të bashkohet me të në fushë. Esat Mala, Eneo Bitri, Lukas Kardozo, Ulliam Melo, Theofilus Solomon dhe Jasir Asani janë lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme dhe nëse do të luhej të shtunën, nuk do të ishin në fushë ose ndonjërit i duhej që të  sakrifikonte.

Ilir Daja

Shpresohet që kjo të jetë java e rikuperimeve dhe boshatisjes së infermierisë së kuqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"