Një forcë më shumë për Jonuz në ndeshjen me Laçin, sulmuesi federohet me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 9:59

Një forcë më shumë për Jonuz në ndeshjen me Laçin, sulmuesi federohet me Vllazninë

Sulmuesi moldav, Eugenio Sidorenko, nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik ndaj Flamurtarit, pasi nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe gjithashtu nga Federata e Futbollit të Moldavisë.sidorenco

Por, tashmë kjo procedurë është mbyllur dhe klubi shkodran konfirmoi dje se ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Laçit.

Sidorenko është një forcë më shumë për trajnerin Jonuz sa i përket sulmit. Në klub besojnë te vlerat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"