Një ekip më solid dhe më me kontroll, si ka ndikuar dyshja Kahrimanoviç-Nonato tek Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 18:46

Një ekip më solid dhe më me kontroll, si ka ndikuar dyshja Kahrimanoviç-Nonato tek Erzeni

Pas barazimit 1-1 ndaj Kastriotit, ekipi i Erzenit gëzon vendin e katërt në renditjen e klasifikimit me 17 pikë, pasi ndjekësi më i afërt i tyre, Vllaznia, fitoi ditën e djeshme ndaj Kukësit dhe u ngjit në vendin e tretë me 18 pikë.

hfksdjhdjd

Nga ana tjetër dhe ekipet që ishin renditur më poshtë janë afruar ndjeshëm dhe tashmë kampionati është bërë më i ngjeshur, ku në një javë mund të ngrihesh lart apo të biesh poshtë. Këtë gjë lojtarët e Erzenit e kanë në mendje, pasi nuk lejohen hapat fals. Çdo ndeshje është si një finale për ta, duke qenë se janë të sapongjitur në Superiore dhe mbijetesa është objektivi kryesor.

EKIP ELASTIK- Në fazën e parë të kampionatit më së shumti u pa një Erzen solid dhe i pakalueshëm, duke marrë si referencë këtë të fundit për pikën më të fortë të ekipit. Natyrisht ishte kështu pasi po thyheshin dhe rekorde ku ne pesë ndeshjet e para nuk u pësua asnjë gol dhe daljet ishin vertikale dhe më të pakta, por së fundmi na tregon dhe një fytyrë tjetër si një ekip serioz, me plane taktike në mendje për të mos ia lënë më në dorë mbrojtjes apo dhe fatit rrugën e rezultatit. Tashmë është një Erzen më elastik, që luan më gjerë, me shumë pasa, me më shumë kontroll topi dhe lojtarë brenda në zonë.

Një Erzen që sulmon edhe kur është në vështirësi. Të dyja ndeshjet ndaj Vllaznisë dhe Kastriotit u rikuperuan dhe pse shijakasit ishin në disavantazh. Faktorët e të dy ndeshjeve nuk ishin më mbrojtja, por kryesisht dyshja Kahrimanoviç-Nonato, që kryesojnë dhe listën e golashënuesve dhe mbuluan “gabimet” në golat e pësuara të Erzenit nga pakujdesia, gjë të cilën Kapllani deklaroi që do të punojnë në stërvitje për t’i përmirësuar. Takimi i radhës do të jetë me Teutën.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"