Një “diamant” për Bajernin, bavarezët “i rrëmbejnë” rivalëve talentin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2022 | 13:13

Një “diamant” për Bajernin, bavarezët “i rrëmbejnë” rivalëve talentin e mesfushës

Ai konsiderohet një nga talentet më të mëdha që Gjermania ofron dhe Bajerni e ka rrëmbyer shumë shpejt. Sipas “Bild”-it, drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka siguruar edhe shërbimet e talentit 16-vjeçar të Hertës së Berlinit, Noel Aseko Nkili.

78867867

Mesfushori defensiv, i cili mbërriti në kryeqytet në moshën 11-vjeçare, ka firmosur me Bajernin. Sezonin aktual ai është aktivizuar në ndeshjet e kampionatit U-15 dhe U18, në të cilat dha edhe 8 asiste, ndërsa ka luajtur edhe për ekipin U-19.

Për shërbimet e Nkilit kishte interes të fortë edhe Red Bull Salcburgu, por përballë joshjes së Bajernit të Mynihut, 16-vjeçari refuzoi klubin austriak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"