Një derbi që vlen shumë, në “Air Albania” zbresin 11 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 22:47

Një derbi që vlen shumë, në “Air Albania” zbresin 11 milionë euro

Partizani dhe Tirana në vitet e fundit kanë rimarrë skenën e futbollit shqiptar dhe po dominojnë. Këtë vit është futur në mes edhe Egnatia, por vetëm “Final 4” do të tregojë prestigjin dhe forcën e vërtetë të ekipeve.

tirana partizani

Cilësia në futboll përkthehet me para dhe nesër në “Air Albania” do të zbresin rreth 11 milionë euro, shifër e konsiderueshme për nivelet e Kategorisë Superiore. Sipas “Transfermarket”, skuadra e Partizanit kushton 6.45 milionë euro, ndërsa bardheblutë, 4.25 milionë euro.

Këta të fundit janë “varfëruar” jo pak për shkak të largimit të Florent Hasanit, Kainës apo Ardit Hilës. Këto “firo” të janarit e kanë bërë Tiranën ekipin e tretë më të shtrenjtë, pas Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"