Një brazilian nis provën, Veliaj: Ja pse zgjodha Korabin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 23, 2016 | 11:37

Një brazilian nis provën, Veliaj: Ja pse zgjodha Korabin

Korabi duket se po fiton terren. Afrimi i 6 lojtarëve që kanë luajtur më herët te Laçi i jep pa dyshim kredite ekipit, pasi nuk do t’u duhet shumë kohë që të përshtaten me lojën e njëritjetrit. Tashmë vëmendja mbetet te sulmi, ndërsa drejtuesit po punojnë për afrimin e të paktën dy “bomberave”. Artan Mërgjyshi pret lojtarë me përvojë për ofensivën dhe në plane është Sebino Plaku.

korabi mergjyshi

Sakaq, gjatë seancës së djeshme stërvitore ka qenë edhe një brazilian. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Leandro Silva Lelis, i cili luan në qendër të mbrojtjes. Ai do t’i nënshtrohet një provë dhe, nëse bind, mund të flitet për nënshkrimin e një kontrate.

Braziliani ka luajtur me Videoton U-20 në Hungari dhe në Amerikë me Çikago Fajër, ndërsa rishtas ka qenë pjesë e Paulistës në Brazil. Por kjo nuk ka qenë risia e vetme, pasi dje grupit iu bashkua edhe kapiteni Sokol Mziu, i cili, me sa duket, do të vijojë bashkëpunimin me dibranët.

Veliaj

Emiljano Veliaj u shpreh i lumtur për akordin me Korabin. Për “Panorama Sport”, ai sqaron se njohja me afrimet e tjera që vijnë nga Laçi ia bënë më të lehtë përshtatjen. “Jam i lumtur që kjo marrëveshje u arrit shumë shpejt. Ofertat nuk më kanë munguar, megjithatë ajo e drejtuesve dibranë ishte më e mira.

Drejtuesit po zhvillojnë një merkato mjaft të mirë dhe të studiuar, e cila na frymëzon edhe ne si futbollistët që të jemi të tjera synime, përpos qëndrimit në Superiore.

13718649_1211375638929831_4717909793712741048_n

Janë afruar lojtarë me eksperiencë dhe me mjaft peshë në skuadër. Kjo është një sfidë e re për mua. Pastaj, fakti që me pjesën tjetër të futbollistëve njihemi dhe kemi luajtur, na krijon komoditet. Përshtatja nuk do të jetë një problem. Shpresoj dhe kam bindjen e plotë se do të zhvillojmë një kampionat të bukur, duke realizuar objektivat e klubit”, u shpreh Emiljano Veliaj.

Abdulla Dushku





www.minuta90.com