Një “as nën mëngë” për Dajën në rast emergjence, kush është bomberi që po shkëlqen tek Partizani B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 17:16

Një “as nën mëngë” për Dajën në rast emergjence, kush është bomberi që po shkëlqen tek Partizani B

Odeon Bërdufi u transferua në fillim të sezonit te skuadra e Partizanit B, që militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Pas shumë eksperiencave me ekipe të ndryshme në këtë kategori, Bërdufi zgjodhi t’i bashkohej Partizanit dhe impakti i tij ka qenë i menjëhershëm.

Odeon Berdufi Partizani B

Katër gola në 5 ndeshje të luajtura deri më tani për sulmuesin 30- vjeçar, i cili duket në një formë shumë të mirë. Bërdufi ka fituar edhe titullin kampion në Superiore me skuadrën e Dinamos, në sezonin 2009-’10.

Berdufi Dinamo

Asokohe, sulmuesi ishte vetëm 18 vjeç. Gola me Sopotin dhe Turbinën, ndërsa tani po shënon rregullisht me Partizanin. Në rast emergjence në sulm, Daja e ka një “as nën mëngë”, me Bërdufin që mund ta marrë nga ekipi B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"