Nikoliç dhe Tomiç, drejt largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2015 | 14:56

Nikoliç dhe Tomiç, drejt largimit

nikolicTë huajt, që janë bërë pjesë e Flamurtarit gjatë merkatos së janarit, po zhgënjejnë. Gjasat janë që pjesa më e madhe e tyre të largohen. Baco Nikoliç, i ardhur me bujë te Flamurtari, po rezulton tashmë një dështim. Një tjetër blerje e bujshme ishte edhe Vukasin Tomiç.

Serbi, edhe pse ishte grumbulluar për ndeshjen me Tiranën, nuk u aktivizua. Në këtë situatë, këta dy lojtarë dyshohet se nuk do të jenë më pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm.

Por edhe lojtarët e huaj, të cilët po aktivizohen, duket se nuk po japin atë që duhet. Një prej tyre është edhe sulmuesi Buval, i cili nuk po bën diferencën. Po ashtu edhe Albin Hoxha po paraqitet mjaft dobët, duke bërë që edhe Ramela ta zëvendësonte në ndeshjen me Tiranën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"