Nica: Më bindi qendërmbrojtësi Amadu, Laçi skuadër kompetitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 17:43

Nica: Më bindi qendërmbrojtësi Amadu, Laçi skuadër kompetitive

Laçi ka mundur Tiranën me rezultatin 0-1 dhe për trajnerin Nica ka qenë shumë e vlefshme loja e zhvilluar nga të tijtë. “Këto ndeshje vlejnë shumë për të ekuilibruar skuadrën. Afrimi i shumë lojtarëve të rinj bën që në të tilla takime të marrë karikimin e duhur.

nica

Jo vetëm kaq, por na shërben për të parë se në çfarë situatash jemi. Megjithatë, lodhja ka bërë të vetën sepse u bë një periudhë e gjatë që po stërviten fort. Sipas meje, shenjat po i japin të mira. Besojmë se me ardhjen edhe të përforcimeve që ka sjellë presidenti Laska, do të jemi një skuadër kompetitive. Jam i bindur që do të ecim mirë”, është shprehur fillimisht trajneri i Laçit pas ndeshjes.

Më tej, ai ka komentuar për objektivin dhe lojtarin e ri në provë, Amadu. “Do të shohim edhe për pak kohë gjendjen e lojtarëve që kanë ardhur, sa do të përshtaten dhe më pas do të kemi kohë për objektivat.

tirana laci

Lojtari në provë? Amadu më bindi. Ishte lojtar me përvojë dhe jepte siguri në mbrojtje. Ishte një qendërmbrojtës i fortë”, ka vijuar Nica, i cili ka bërë me dije se merkato mund të konsiderohet e mbyllur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"