Nica i’a atribuon fajin lojtarëve: Gabuan rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 19:55

Nica i’a atribuon fajin lojtarëve: Gabuan rëndë

Stavri Nica shprehet i pakënaqur nga loja e zhvilluar në “Qemal Stafa” nga djemtë e tij. Të ciletë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Partizani.

Partizani-Laci 2-1, Stavri Nica ne kembeTrajneri i kurbinasve kritikon skuadrën për rastet e pashfrytëzuara dhe gabimet e bëra gjatë pësimit të golave.

Ndër të tjera theksoi që Laçi është i përqëndruar më shuëm tek Kupa.

“Një përgjumje te goli i parë, gabim në vendosje, një gol që nuk duhet ta pësonim. Në pjesën e dytë diçka ndryshoi, komplet rreshtimin. Për mungesë të lojtrëve, dalja e zefit më bëri të luajmë 3-5-2. Në goditjen e dënimit një ndërperje shumë e gjatë, e çuditshme. Na vuri në gjumë loja. Pastaj edhe gafa e Sefgjinit vulosi gjithçka, si mund t’i dhurojmë gol kundërshtarit. Skuadra nuk tregoi karakterin e duhur për të kthyer lojën.

Kur ekipi del nga shpirit i garës, është problem i madh ta kthesh. Kemi çaluar shumë në lojë, por duhet të vazhdojmë të punojmë, gara do të jetë e fortë deri në fund. Ky është një gabim që ndikon në ecurinë tonë, por Partiznai kishte një nviel të lartë sot, nuk mund ta mohojmë meritën e kundërshtarit. Kishte shjpirt të lartë gare, por duhet të pranojmë që ky është futbolli dhe Partizani të mund.

Aludimet

Kur skuadra gabon, ka aludime, thashetheme, mund të flitet dhe ndodh çdo gjë. Unë nuk justifkohem me këto gjëra, gabime shumë të rënda të mbrojtjes, kompromentohet ndeshja. Por gara ishte e fortë dhe mund të kthehej, sidomos te rasti i portierit.

Megjithatë, nuk ditëm dhe nuk mundëm të përfitonim nga ai rast.

Doku?

Për mungesë të lojtarëve, si Gocaj dhe Nimani që u vra dje, Zefi doli i dëmtuar. Ky është grupi, u detyrova të ndryshoja rreshtimin. Ndodhin situata që të bëjmë edhe imrpovizime të tilla si i Dokut. Skuadra ka çaluar për një kohë të gjatë për agresivitetin, mënyrën e lojës, manovrën sulmuese për të goditur portën. Kemi probleme që duan kohë të rikuperohen. Laçi me mundësitë që ka do të luftoj deri në fund për të dyja kompeticionet. Me vlerësimin e çdo seance.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"