Ngjarje e rëndë/ Ekzekutohet me kallashnikov ish-presidenti i klubit grek, autorët më pas e djegin brenda në makinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 20:44

Ngjarje e rëndë/ Ekzekutohet me kallashnikov ish-presidenti i klubit grek, autorët më pas e djegin brenda në makinë

Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Kristos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme.

vritet biznesmeni grek

Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

Ndërkohë pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.

Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit. Ai ka qenë pjesë e presidencë së klubit të futbollit PAS Korinthos, që militon në ligat e ulta, teksa ishte tërhequr nga posti drejtues në këtë klub më 19 shkurt të vitin 2023.

xristos-gialias

Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor.  Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

gialias-1

Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"