Ngjarje e dhimbshme, ndahet nga jeta mbrojtësi që shkroi historinë me Mançester Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 15:21

Ngjarje e dhimbshme, ndahet nga jeta mbrojtësi që shkroi historinë me Mançester Sitin

Ditë zie në klubin e Mançester Siti. Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare ikona, Glajn Pardoe, i cili akoma dhe sot vazhdon të mbetet i veçantë për arritjet e tij tek “qytetarët”.

skysports-glyn-pardoe-manchester-city_4998887

Klubi anglez ka ndarë sot me tifozët hidhërimin e vdekjes së mbrojtësit legjendar, i cili mban me vete shumë histori duke filluar me rekordin që nuk është thyer akoma.

907396-glyn-pardoe

Ai ishte lojtari më i ri që ka debutuar në një ndeshje zyrtare me Sitin. Ish-mbrojtësi i majtë debutoi në ndeshjen kundër Birmingham, në prill të vitit 1962, vit ky kur ai ishte vetëm 15 vjeç e 341 ditë. Glajn ishte pjesë e “qytetarëve” në kohën kur ata fituan titullin kampion të dytë në historinë e klubit. Ai gjithashtu ishte autori i golit në finalen e Kupës së Anglisë në vitin 1970.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"