Ngatërroi himnin e Italisë, ja çfarë thotë këngëtari pas gafës në finalen e kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 23:13

Ngatërroi himnin e Italisë, ja çfarë thotë këngëtari pas gafës në finalen e kupës

Një episod i pakëndshëm u regjistrua para finales në Kupën e Italisë, të luajtur mes Napolit dhe Juventusit. 30-vjeçari i lindur në Los Anxheles, Serxhio Silvestre ka ngatërruar një varg gjatë këndimit të himnit të Italisë teksa kaq ka mjaftuar që rrjet të vërshojnë kritikat ndaj tij. Përmes një rrëfimi në Instagram, Serxhio ka sqaruar incidentin e pakëndshëm, duke u shprehur:

auto_5eeb4548250000182eeb391a1592481419

“Ishte një mbrëmje shumë emocionuese, kurrë nuk kisha përjetuar emocione të tilla. Unë mbeta jo sepse harrova fjalët por thjesht u emocionova dhe kjo gjë më goditi. Asnjëherë nuk kam qenë aq nervoz, madje as kur kam kënduar në Amici ose në festivalin Sanremo.

Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme kur pashë një stadium të zbrazët e dëgjova një jehonë shumë të forte. Isha shumë i trishtuar. Jam një person i ndjeshëm kur ndodhem në skenë disa gjëra më përfshijnë shumë”, u shpreh ai veç të tjerash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"