Nga Xhaka te Çekiçi, 4 kuqezinj në pritje të finales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2019 | 14:23

Nga Xhaka te Çekiçi, 4 kuqezinj në pritje të finales së Kupës

Teksa shumë prej kuqezinjve ia kanë dalë që të shkojnë deri në finalet e Kupës, Strakosha ishte i pari që triumfoi. Në Turqi, Cikalleshi u mund në finale, ndërkohë që në Izrael, Jahmir Hyka e humbi pas ruletës së penalltive.

kombetarja

Berisha dhe Gjimshiti u mposhtën nga Lacio në Kupën e Italisë, mirëpo kanë mbetur të tjerë kuqezinj në pritje. Azdren Llullaku dhe Astra do të vendosin fatin në Kupë më 25 maj përballë Vitorul Kostantas. Në Zvicër, Xhaka dhe Bazel do të sfidojnë Thunin më 19 maj.

Në Slloveni, Olimpija Lubjana e Endri Çekiçit do të sfidojë Mariborin më 30 maj për të diskutuar Kupën e Sllovenisë. Në Bjellorusi, Elis Bakaj dhe Shahtjor Soligorsk do të përballen në finalen e Kupës me Vitebsk më 26 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"