Nga Seria A te La Liga, Superkompjuteri parashikon fituesit e kampionateve kryesore të Europës me disa surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 20:50

Nga Seria A te La Liga, Superkompjuteri parashikon fituesit e kampionateve kryesore të Europës me disa surpriza

Superkompjuteri i procesimit të të dhënave “FiveThirtyEight” ka parashikuar ekipet që do të fitojnë kampionatet më të rëndësishme në Europë si: Seria A, Premier Liga, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1

premier

Napoli është favoriti kryesor për të fituar ligën italiane përpara Interit dhe Milanit. Katër kandidatët më të qartë për rënie do të ishin Spezia, Kremoneze, Sampdoria dhe Leçe, me radhë nga ajo me më shumë mundësi, te ajo e më pak, të gjithë me më shumë se 40% probabilitet.

Kandidatët e fitores së Seria A

1/ Napoli – 61%

2/ Inter – 13%

3/ AC Milan – 12%

4/ Roma – 5%

5/ Atalanta – 5%

6/ Lacio – 2%

7/ Juventus – 1%

Premier Liga do të jetë një fllad për skuadrën e Pep Guardiolës sipas parashikimit të Superkompjuterit FiveThirtyEight. Vetëm Arsenali ka opsione të mira në përqindje për t’u hequr titullin “qytetarëve”.

Kandidatët e Premier Ligës

1/ Mançester Siti – 73%

2/ Arsenal – 16%

3/ Mançester Junajtid – 3%

4/ Liverpul – 2%

5/ Totenhem- 2%

6/ Çelsi – 2%

7/ Njukasëll – 1%

Barça është favoritja sipas parashikimit të Superkompjuterit për të fituar titullin e La Liga Santander këtë sezon. Pavarësisht se janë më poshtë në tabelë, shanset e tyre janë disi më të larta se ato të Real Madridit . Të dy e kalojnë me shumë diferencë Atletiko Madridin, por ky i fundit është një kandidat i qartë për të siguruar praninë në zonën e Ligës së Kampioneve (me një probabilitet 56%).

Kandidatët e La Liga

1/ Barcelona- 56%

2/ Real Madrid – 41%

3/ Atletiko Madrid- 2%

Pavarësisht se kampionati gjerman është shumë i ngjeshur në krye për momentin, Bajern është kandidati kryesor për të fituar titullin. As Unioni i Berlinit, as Freiburgu dhe as Dortmundi nuk kanë pothuajse ndonjë mundësi për të bërë surprizën.

Kandidatët e Bundesligës

1/ Bajern Mynih – 89%

2/ Borusia Dortmund – 4%

3/ SC Frajburg – 2%

4/Union Berlín – 2%

PSG me treshen e saj Mesi, Nejmar dhe Mbape dhe burimet e saj të pashtershme financiare, nuk ka rival në Francë. Dominimi  është në një masë të tillë që  tejkalon shanset 90 për qind për të marrë titullin. Realisht, kampionati francez është kthyer në një garë për të zbuluar se kush do ta shoqërojë në Champions League më shumë sesa për titull.

Kampionati më i pabarabartë në Europë, Ligue 1

1/ PSG – 91%

2/ Ren – 3%

3/ Lens – 3%

4/ Olimpik Marsejë – 1%

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"