Nga Preka te Buxhelaj e Keko, të rinjtë në “prapaskenë”/ Ja situata te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 20:46

Nga Preka te Buxhelaj e Keko, të rinjtë në “prapaskenë”/ Ja situata te Partizani

Të paktën në Europë, Partizani duket se e ka hequr vëmendjen nga të rinjtë dhe kërkon të marrë sa më shumë nga këto ndeshje. Janë disa lojtarë, që pritej të kishin minuta, duke iu referuar strategjisë së sezonit të shkuar, por këtë herë ka ndodhur ndryshe.

Partizaniiii

Buxhelaj, i cili është aktivizuar në një pjesë të madhe të ndeshjeve të vjetshme, me Zekiçin nuk ka arritur të fitojë terren dhe Atanaskoski duket i palëvizshëm në formacion. Nga ana tjetër edhe Marçelino Preka, i cili erdhi me shumë bujë në verën e kaluar, është “ngujuar” në stol nga Zekiç, me Sembenen, që ka fituar terren.

Ndërkohë, edhe Keko nuk ka arritur të çajë mes sulmuesve të shumtë në këtë fillimsezoni. Mbetet të shihet se cila do të jetë nisja në kampionat, ku edhe rruga është më e gjatë dhe ka hapësira për të rregulluar gabimet gjatë rrugës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"