Nga Nojer te Kejn, notat e Bajernit në barazimin ndaj Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 12:56

Nga Nojer te Kejn, notat e Bajernit në barazimin ndaj Arsenalit

NOJERZgjatja e kapiteni rezultoi e pasuksesshme në trajektoret e Sakas, i cili zhbllokoi shifrat. Pozicional në tentativën e Ben Uait. Pjesë e parë me notë mesatare. Mbajti të njëjtin profil edhe në pjesën e dytë.

bandicam 2024-04-09 21-19-13-400

KIMISH-Dinamizmi i Joshua Kimish nga krahu i djathtë i prapavijës ka spikatur në javët e fundit, por nuk ndodhi kështu edhe në Londër. Futbollisti 29-vjeçar i pati të vështirë daljet e shpejta dhe krosimet efikase drejt qendrës. Më shumë mori përsipër detyra mbrojtëse.

DAIER-Gabim trashanik në minutën e 8’, fatmirësisht vendësit nuk e shfrytëzuan hapësirën në zonën goditëse. Me kalimin e minutave fillon të fitojë terren ndaj kundërshtarit.

DE LIGT-Përpiqet të tregohet gjakftohtë sa herë që topi qarkullon nga rivali në zonë. I fortë dhe i saktë në duelet ajrore.

DEJVIS-E nis me tension ndeshjen. Shkakton faull të panevojshëm në minutën 9’, e cila e penalizon të jetë prezent në sfidë e ardhshme.

GORECKA-Asiston në golin e Gnabrit, ndonëse me detyra më tepër defensive. I aftë edhe në mbulimin e hendeqeve para portierit Nojer.

LAIMER-Tempi dhe kreativiteti i Pavloviç nuk gjen asnjë qasje në repertorin e Konard Laimer, megjithëse vlen për t’u përgëzuar grinta në fitimin e topit dhe mbajtja larg e kundërshtarit në zonën e 16-shes.

SANE-I pandalshëm. Përtej fitimit të penalltisë, eleganca e anësorit çakordojë në shumë raste mbrojtjen e Arsenalit. Prezenca në Champions e transformon Leroin, ndryshe nga sa është paraqitur në Bundesligë muajt e fundit (Nga minuta e 66’ Koman – Francezi vinte nga dëmtimet e gjata muskulore. Mbajti të njëjtin intensitet me grupin, pa harruar shtyllën në minutat e fundit).

MUSIALA-Nga këmbët e Xhamal Musialës u ndërtua goli i barazimit, teksa prej atij aksioni ndryshoi e gjithë rrjedha. Edhe njëherë “bambi” dëshmoi se është i gatshëm të marrë rol protagonisti në duele me mjaft rëndësi. Fenomenal në leximin e aksione të ekipit vendas dhe ndërprerjen e tyre.

GNABRI-E nis më këmbën e gabuar. Pasaktësia e Serzh në devijimin e topit, ia fali topin rivalëve në zonë të favorshme, por pa dëme konkrete. Shfrytëzon në maksimum pasimin e Goreckës dhe barazon rezultatin. Panorama në fjalë e ktheu lojën në favor të bavarezëve (Nga minuta 70 Guerriero-Lojtari portugez i kreu me saktësi detyrat, ndonëse jo në pozita për t’i dhënë tjetër udhë takimit, marrë në konsideratë freskinë e tij.)

KEJN-Ekzekutoi mjeshtërisht penalltinë që çoi ndeshjen në 2-1. Dha kontribut të çmuar në mesfushë dhe më thellë. Grinta dhe rivaliteti i sulmuesit 30-vjeçar u diktua në çdo duel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"