Nga ndeshja te merkato, Mlladen Milinkoviç i druhet Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2017 | 18:05

Nga ndeshja te merkato, Mlladen Milinkoviç i druhet Luftëtarit

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, doli dje para mediave në prag të takimit ndaj Luftëtarit, skuadrës ku u bë i njohur në Shqipëri. Ndeshja e fundit për këtë vit, çështja “Alijev”, merkato, por jo vetëm, ishin disa nga temat e diskutimit të serbit me gazetarët.

Milinkovic

NDESHJA – “Ne besojmë se do ta mbyllim këtë fazë me fitore. Luftëtari është një ekip i vështirë, por ne dëshirojmë vetëm tri pikë. Për mua, Luftëtari nuk është vetëm i dy ndeshjeve të fundit, pavarë- sisht fitoreve të marra në këto takime. Ekipi gjirokastrit ka luajtur po aq bukur edhe në ato ndeshje që ka humbur.

Kjo skuadër është dënuar më shumë nga fati sesa loja dhe mund të them që është në nivelin e vitit të kaluar. Fakti që ata i shënuan 5 gola Partizanit, tregojnë formën e tyre, pasi asnjë ekip në Superiore nuk ka arritur të shënojnë këtë sasi golash deri më tani”, ka thënë fillimisht trajneri i Kukësit.

SITUATA – Milinkoviç ka komentuar edhe ndeshjet në shtë- pi, ku humbjet kanë qenë jo të pakta këtë sezon, ndërsa foli edhe për presionin që ka në stol. “Ne nuk duhet të gabojmë në fushën tonë, pasi Skënderbeu është shkëputur në renditje vetëm falë gabimeve tona.

Kukesi2017

U kam thënë lojtarëve që Kukësin duhet ta kthejmë në një kështjellë që nuk mposhtet lehtësisht. Në çdo ekip të madh qëndron presioni i pankinës. Megjithatë, e rëndësishme është që presioni të mos kalojë te futbollistët, por të ngelet te trajneri, pasi janë ata që luajnë në fushën e lojës. Mund ta konsideroj si diçka të natyrshme”.

LËVIZJET – Trajneri u pyet nëse do t’i kërkonte presidentit të Kukësit të bëjë të mundur afrimin e dy lojtarëve të Luftëtarit, Bregu dhe Abazaj. “Vëmendjen e kemi vetëm te ndeshja e radhës në kampionat. Kur të mbarojë kjo ndeshje, atëherë duhet të shohim për përforcimet brenda ekipit. Luftëtari ka futbollistë të mirë që duhen vëzhguar, por ata janë nën kontratë. Sa i përket futbollistëve kyç të ekipit, si Bregu dhe Abazaj, unë di që ata kërkojnë më tepër të largohen jashtë Shqipërisë në një klub europian”, theksoi Milinkoviç duke bërë edhe një krahasim mes Abazajt dhe Ethemit.

Kukesi2018

“Të gjithë e kuptojnë se Ethemi është duke bërë paraqitje të mira. Ekipi duhet t’u besojë talenteve. Abazaj disa kohë më parë ishte një i panjohur, ndërsa tani e kërkon gjysma e Superiores apo edhe në Europë. Këtë lojtar mund ta shesim edhe jashtë, në një klub europian pas disa kohësh nëse arrin të japë rezultate të mira në fushë”. Ndërsa për afrimin e fundit, atë të mesfushorit Maldin Ymeraj, trajneri u shpreh:

“Është pjesë e Kukësit, por duhet të tregojë se sa vlen në fushë. Nuk është e thënë që Ymeraj të zbresë menjëherë në fushën e lojës”. Në fund Milinkoviç komentoi edhe largimin e sulmuesit Rauf Alijev. “Erdhi me bujë dhe nuk arriti të jap shumë te Kukë- si. E urojmë të ketë një karrierë të mirë kudo që të shkojë, të shënojë sa më shumë gola. Për mua është lojtar i mirë, por nuk arriti të tregojë vlerat në Superiore”.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"