Nga mbrojtja në sulm, Teuta humbet dy titullarë kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 10:10

Nga mbrojtja në sulm, Teuta humbet dy titullarë kundër Kukësit

Teuta vazhdon përgatitjet në Durrës nën drejtimin e trajnerit Edi Martini për ndeshjen e radhës kundër Kukësit.

teuta

Brenda 21-lojtarëve të grumbulluar, nga ku do të dalë edhe formacioni i mundshëm anti-Kukësi, ka probleme. Për formacionin e së premtes, në dyshim janë Lloci, Beqja e Fili. Ndërkohë, në takimin e radhës ndaj Kukësit, mbrojtësi Artan Jazxhi do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Po ashtu, një mungesë do të jetë edhe sulmuesi Klejdi Daci për shkak kartonësh. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ndryshojë nga ndeshja e fundit përballë Vllaznisë.

RENDITJA – Me disfatën në Shkodër, Teuta humbi një shans të mirë për t’u ngjitur në renditje, që për skuadrën bregdetare është një asisti që shpërdoroi. Një javë më parë, durrsakët arritën të përfitonin nga ndalesa e rivalëve, duke fituar ndaj Skënderbeut. Këtë të javë nuk shërbeu as barazimi i rivalëve. Teutës i mungojnë pikët me rivalët direkt dhe në një kampionat me 4 faza, ku përballjet me secilin prej tyre janë të shpeshta, janë ato pikët vendimtare që vendosin në një luftë të ashpër për zonën e ftohtë të klasifikimit. Pretendente për katër vendet e para, me një objektiv të shpalosur qartazi që në fillim të sezonit, te Teuta duhet ndoshta të gjejnë më shumë guxim në fushën e lojës në mënyrë që rezultatet t’u përgjigjen ambicieve. Në krahasim me rivalët e fillim tabelës, skuadra e drejtuar nga Edi Martini është ajo që numëron më pak fitore deri në këtë moment të kampionatit. Ndër to në përballjet direkte spikat vetëm suksesi ndaj Dinamos në nëntor dhe ajo në fund ndaj Skënderbeut.

MBROJTJA – Mbrojtja është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Martini pret me ngulm që skuadra të gjejë rezultatet e munguara, por pse jo, të rikthehet edhe te golat. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me lojë me top dhe me konkretizim para portës. Në seancën e djeshme stërvitore grupi ishte i plotë dhe nuk pati asnjë mungesë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"