Nga magazinier në futbollist, zbuloni golashënuesin më të mirë të kampionatit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:04

Nga magazinier në futbollist, zbuloni golashënuesin më të mirë të kampionatit italian

Nëse shikoni tabelën e ndeshjeve të fundit të skuadrës së Pordenones, midis shënuesve do të gjeni gjithmonë të njëjtin emër, Davide Diau.

diau

Mediat italiane flasin me superlativa për të, i cili ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura nga sulmuesi 29-vjeçar i skuadrës nga Friuli, i cili gjithashtu vulosi në fitoren e djeshme ndaj Venecias.

Pesë vite më parë ai ishte një magazinier, sot ai është golashënuesi më i mirë në Serinë B italiane me 10 gola së bashku me Kodan e skuadrës së Leçes.

Biografia dhe dëmtimet e rënda – Nëna friuliane dhe babai senegalez, por ai ndihet 100% italian me pak Afrikë në zemrën e tij. Diau lindi në Cividale të Friulit, një qytetezë e vogël me 10 mijë banorë ku ai shpesh ndihmonte një mik shitës për të shkarkuar mallrat. Topi ishte vetëm në sfond, një kalim kohe në momentet e lira. Nga Amatorët në Serinë B është një karrierë e madhe. Në mes dy dëmtime të mëdha, gjuri i thyer, edhe para se të bëhej profesionist, pastaj këputja e ligamentit të gjurit të majtë, kur ai ishte tek skuadra e Virtus Entela në Serinë B. Dy dëmtime të rënda që do të kishin çuar këdo në krizë, por Diau nuk e bëri, ai nuk u dorëzua kurrë.

Idhujt – Ronaldo fenomeni dhe Sise janë modelet e tij, sot ai buzëqesh dhe pas një sezoni e gjysmë si protagonist tek Çitadela me të cilin për pak sa nuk preku ngjitjen në Serinë A po gjen shenjtërimin e tij përfundimtar tek Pordenone i cili gjatë verës investoi rreth 2,5 milionë euro. Diaut i’u deshën disa muaj për të fituar besimin e të gjithëve dhe për t’u bërë siguria e Pordenones: nga magazinier në fushën e blertë si futbollist, historia e Diau sapo ka filluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"