Nga Laçi në Kategorinë e Parë, shkodrani Vecaj: Më bindi projekti i klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 16:22

Nga Laçi në Kategorinë e Parë, shkodrani Vecaj: Më bindi projekti i klubit

Uendi Vecaj ka gjetur “shtëpinë” në Burrel. Ish-lojtari i Vllaznisë, Teutës, Laçit dhe i Dinamos së Zagrebit është më shumë se i lumtur për formën si ka nisur aventura me matjanët. Teksa flet për “Panorama Sport”, ai na tregon edhe porosinë që kanë dhënë drejtuesit.

Vecaj

“Mendoj që kampionatin e kemi nisur mbarë dhe jam shumë i lumtur, që kam arritur të kontribuoj me gol në ndeshjen e fundit. Kjo fitore nuk na ka bërë aspak euforikë dhe jemi të gjithë me këmbë në tokë. Nuk ka neglizhencë e nënvlerësim për asnjë skuadër.

Raboshta Vecaj

Udhëzimet e drejtuesve e të stafit teknik janë që çdo përballje të vlerësohet si finale. Ne këtë po bëjmë. Fryma e grupit është shumë e mirë dhe ajo do të na çojë drejt suksesit. Burreli është një ekip me emër dhe detyra jonë është ta ngremë ekipin aty ku e meriton, në Superiore”, u shpreh mesfushori shkodran.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"