Nga Kaka-ja te Ronaldo, ja 7 lojtarët që ndoqën rrugën e Teo Hernadezit nga Reali te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 19:53

Nga Kaka-ja te Ronaldo, ja 7 lojtarët që ndoqën rrugën e Teo Hernadezit nga Reali te Milani

Teo Hernandez la Realin dhe ditën e sotme, u bë zyrtarisht një lojtar i Milanit. Skuadrat ranë në një akord total dhe francezi, shkoi në Milano.

teo hernandez

Por, Teo Hernandez nuk është i vetmi që ka kaluar nga Reali te Milani, pasi janë shtatë lojtarë të tjetë që kanë përshkruar këtë aks. “Sport Mediaset”, ka bërë një retrospektivë dhe sjell në memorie këta futbollistë.

Hulio Sezar- Nuk është ai i triplëtës me Interin, por një qëndërmbrojtës që lëvizi nga Reali te Milani në sezonin 2000-2001 dhe luajti vetëm katër ndeshje. Ai kishte një karrierë të çuditshme, plot ulje-ngritje që u mbyll në Honduras.

Fernando Redondo- Do duhet të ishte një blerje e madhe e Galianit. Argjentinasi u ble në vitin 2000 për 35 miliarde lireta. Te Milani, ai kishte shumë dëmtime dhe luajti vetëm 16 ndeshje, në Serinë A.

Ronaldo- Fenomeni la Realin dhe u bashkua me Milanin në vitin 2007. Më shumë se një blerje efiçente, ishte nje blerje me bujë, pasi braziliani rikthehej në Itali, në Milano, por jo tek Interi.

Emerson- Braziliani la Juven e Kapelos, pas “Calciopolit”, shkoi te Reali, luajti një sezon, por nuk “ngjiti”, kështu u rikthye në Itali dhe mbajti fanellën e Milanit në vitin 2007.

Klas Jan Huntelar- Në 2009 Reali pastroi ekipin, pasi do të vinte koha e Ronaldos dhe Kakasë me shokë. Për sulmuesin holandez nuk kishte më vend dhe ai shkoi te Milan, ku shënoi 7 gola dhe luajti në 25 ndeshje.

kakak

Kaka- Ishte një rikthim romantik te Milani në vitin 2013. Tifozët e pritën shumë mirë, por pritshmëritë nga ai nuk u plotësuan. Nuk ishte më ai Kaka-ja në formë.

Diego Lopez- Portieri kaloi nga Reali te Milani me kosto zero dhe ishte titullar për pak kohë, derisa Donaruma të dilte në skenë dhe dritat të ktheheshin nga ai.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"