Nga gardiani te mbrojtësi e kapiteni, tre lojtarë bardheblu humbin derbin me Dinamon. Hila pret faljen nga… drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 15:44

Nga gardiani te mbrojtësi e kapiteni, tre lojtarë bardheblu humbin derbin me Dinamon. Hila pret faljen nga… drejtuesit

Një lajm i keq ka ardhur për Tiranën dhe trajnerin Julian Ahmataj para ndeshjes me Egnatian në kampionat, me portierin Mustafë Abdullahu që ka pësuar një dëmtim të rëndë. “Panorama Sport” mëson se gardiani i talentuar ka pasur një çarje të meniskut në seancën e fundit. Ky dëmtim pritet ta mbajë rreth dy muajsh jashtë fushave.

tirana

Duket se një ters portierësh po ndjek nënkampionët këtë sezon, të cilët përpara startit të kampionatit humbën Gentian Selmanin.

Po nuk ka mbaruar këtu mallkimi me lojtarët e dëmtuar bardheblu, pasi edhe Patrik nuk është në skuadër për shkak dëmtimi.

Nga ana tjetër në ndeshjen me Egnatian është dëmtuar Bruno Lulaj. Lojtari ka tërheqje dhe minimalisht do të jetë një muaj larg fushave të lojës. Albi Doka është operuar dhe rrezikon të humbasë sfidën e radhës në kampionat.

Me shkallën e dëmtimit, jashtë do të jetë edhe kapiteni Filip Najdovski, i cili veç goditjes është edhe i pezulluar për shkak kartonësh.

Mbetet t’u parë nëse i pezulluari Ardit Hila apo i dëmtuari sipas trajnerit Ahmataj do ë jetë me grupin.

Të dëmtuar apo të pezulluar, skuadra ka shtatë lojtarë që me shumë gjasa nuk do të jenë në sfidën e radhës. Lajmi i vetëm i mirë është kthimi i Erjon Hoxhallarit në ekip, pasi mbrojtësi ka lënë pas pezullimin njëjavor.

Tani do të shihet se si Ahmataj do të ndërtojë ekipin në sfidën me Dinamon, ditën e shtunë në kampionat.

Për statistikë, këtë kampionat janë dëmtuar pesë portierë, diçka shumë e veçantë për Superioren. Dy portierë të Tiranës, një i Partizanit, Vllaznisë dhe Kukësit.

798798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"