Nga “e pamundur” në “e vështirë”, ndërsa tani Milan përgatit “bombën” për Milinkoviç-Saviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 16:49

Nga “e pamundur” në “e vështirë”, ndërsa tani Milan përgatit “bombën” për Milinkoviç-Saviç

Skuadra e Milanit është gati të bëjë një ofertë të madhe për lojtarin e Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, sipas asaj që bën me dije “Calciomercato.com”. Klaudio Lotito do më shumë se 100 milionë euro për të shitur yllin serb, por kuqezinjtë nuk mund ta blejnë lojtarin për shkak të problemeve me “Fair Paly Financiar”.

milinkovic-savic

Sipas këtyre burmieve, Milan po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për vitin e parë në formë huazimi dhe vitin e dytë 70 milionë për të marrë kartonin e plotë të lojtarit. Më parë Leonardo kishte thënë se ishte “e pamundur”, më pas tha se është shumë “e vështirë”, ndërsa tani duket se janë gati të bëjnë goditjen e madhe në merkato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"