Nga derbi te e ardhmja e Seferit dhe Shehit, rrëfimi special i Refik Halilit: Për të shkuar në Kupat e Europës duhet të fitojmë çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 1:05

Nga derbi te e ardhmja e Seferit dhe Shehit, rrëfimi special i Refik Halilit: Për të shkuar në Kupat e Europës duhet të fitojmë çdo ndeshje

Nga situata aktuale te derbi dhe planet për sezonin e ardhshëm. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nëpërmjet një interviste speciale për moderatoren Enxhi Biba, në emisionin “Sport News”, në “News 24”, ka folur për gjithçka rreth klubit bardheblu.

1-DERBI-RRUGA-DREJT-EUROPES-HALILI-HEQ-DORE-NGA-TITULLI-IU-TREGOJ-TE-ARDHMEN-E-SEFERIT-DHE-SHEHIT-770x433

Halili është shprehur optimist për ndeshjet e mbetura, teksa beson se skuadra e tij mund ta mbyllë këtë sezon me sukses.

SITUATA- Është një kampionat shumë i luftuar, si rrallë herë. Shpresojmë që gjërat të shkojmë mirë. Besoj që kush do të fitojë do të ecë përpara. Shpresoj të bëjmë punën tonë. Ekipi ka objektiva, të shikojmë.

GABIMET DHE PISHMANET- Analizat do ti bëjmë në fund të kampionatit. Në fund të kampionatit do të nxjerrim të metat dhe të mirat tona. Në një skuadër kur përfundon kampionati është mirë mos bëhen shumë ndryshime, por gjithçka varet nga kontratat e futbollistëve. Kur je mirë, kërkesa është më e madhe. Në merkato ka edhe dështime, kanë dështuar edhe klube të mëdha. Jam i kënaqur me skuadrën, të gjithë e kanë kaluar këtë situatë të keqe të pandemisë. Kemi pasur goxha dëmtime dhe njerëz të prekur. Falenderoj Zotin që jemi të gjithë mirë dhe shpresoj ta mbyllim me sukses kampionatin.

DERBI DHE TITULLI- E rëndësishme është që ne ta zhvillojmë këtë ndeshjen, kjo nuk do as karikim as bonus. Të gjithë kërkojnë të bëjnë më të mirën. Shpresoj që skuadra të vazhdojë të respektojë, klubin, tifozët dhe familjet e tyre. Për të shkuar drejt objektivit Kupat e Europës, duhet të fitojmë çdo ndeshje.

bandicam 2021-05-12 17-36-09-516

Kjo që thashë unë besoj i përmbledh të gjithë. Kërkojmë të fitojmë ndeshjen për të vetmen arsye, sepse dalim jashtë objektivave. Pjesë e lojës janë të gjitha rezultatet, besoj se skuadra do të bëjë më të mirën e mundshme. Për Kupat e Europës, duhen fituar të gjitha ndeshjet.

KOSTOJA NGA MUNGESA E TIFOZËVE- Kjo kuptohet. Përveç se është një mbështetje shumë e madhe nga ana financiare, për mua janë tifozët më të zjarrtë në Shqipëri. Shpresoj që në sezonin e ardhshëm ti kemi në stadium. Pa tifozë futbolli është si tavolina e pashtruar me ushqim. Shpresoj që të kthehen.

KUPAT E EUROPËS- Është mirë që ne gjithmonë të jemi minimalisht në Kupat e Europës, për vetë emrin e skuadrës. Do të ishte humbje e madhe financiare, por të mos jemi. Kemi filluar të punojmë kohë më para për ndërtimin e skuadrës. Në ditët në vazhdim do të flasim edhe për rinovimet, që nuk i kemi bërë publike. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Jemi shumë të gëzuar, për Dinamon, pavarësisht se janë kundërshtarët tanë, për ne është gjë shumë e mirë, që do të kemi edhe Dinamon së bashku me Egnatian, që po bën punë shumë të mira. Shpresoj që edhe ne të bëjmë gjëra të mira për të ecur përpara.

PROJEKTI- Në ditët në vazhdim do të nxjerrim modelin për sezonin e ardhshëm. Do të nxjerrim edhe 2-3 lojtarë të rëndësishëm që kemi rinovuar.

SEFERI- Shpresojmë që të gjejmë një dakordësi me Seferin, mendoj që do të jetë lojtari jonë vitin e ardhshëm, gjithçka varet nga Jang Bojs, shpresoj që ta kemi përsëri tonin. Varet edhe nga dëshira e lojtarit. Në qoftë se do të hyjmë në Europë, do të ketë marrëveshje më të lehta me lojtarët.

XHEVAHIRËT BARDHEBLU- Kam dëgjuar që thonë që në Shqipëri nuk ka kontrata 3-vjecare, dua të them që kemi goxha futbollistë me kontrata 4 vjeçare. Janë xhevahirë, janë moshë e re, kanë bërë mirë, gjatë këtij kampionati. Janë të akademisë tonë, në qoftë se do të ketë ndonjë lëvizje jashtë Shqipëria, në përsëri do ti zëvendësojmë me futbollistë të akademisë. Klubi do të ketë gjithmonë në formacion 3 lojtarë të akademisë. Janë futbollistë që luajnë tek ne, i kemi piketuar. Ndoshta në të ardhmen mund të bëjnë edhe më mirë.

E ARDHMJA E SHEHIT- Edhe kjo është pak shpejt për të folur. Kur e mora Shehin, e mora me shumë dëshira, kam parë diçka tek ai, është modest dhe shumë i thjeshtë. Tek klubi jonë ka bërë mirë, flasin vetë statistikat. Është shumë i thjeshtë dhe i kujdesshëm. Për vete unë jam shumë i kënaqur. Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve. Ju uroj mbarësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"