Nga dashuri në urrejtje, zbulohet një tjetër arsye e largimit të Bejl nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 19:56

Nga dashuri në urrejtje, zbulohet një tjetër arsye e largimit të Bejl nga Reali

Që pas rikthimit te Totenhemi, po zbulohen akomë më shumë arsye të krisjes së Garet Bejlit me Real Madridi. Sipas medias spanjolle “Cadena SER”, futbollisti uellsian nuk pranoi t’i reduktohej paga me 10% pas shpërthimit të pandemisë në Spanjë dhe mbarë botën.
bejl
Kampionët në fuqi të Spanjës vendosën që të dhuronin bonuset për fitoren e titullit kampion dhe të ulnin me 10% pagat e lojtarëve pasi koronavirusi dhe ndërprerja e aktiviteteve futbollistike krijoi një dëm të madh financiar te Reali dhe shumë klube të tjera të Europës.
Bejl është huazuar deri në fund të sezonit te Totenhemi dhe gjasat janë që pas përfundimit të këtij sezoni Totenhemi ta blejë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"