Nga Bolonja te Napoli, Juvja ka 4 javë për t’u rikthyer në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 9:30

Nga Bolonja te Napoli, Juvja ka 4 javë për t’u rikthyer në lojë

Triumfi në Superkupë kundër Napolit vlen edhe si një sinjal në optikën e kampionatit: një konfirmim në balotazhin me Xhenaro Gatuzon për rolin e skuadrës së tretë që do t’i bashkohet luftës për titull, pas shpatullave të Milanit dhe Interit. Por, kjo fitore, pikë në kampionat dha zero, kështu që Pirlo në Serinë A riniset -1 nga Napoli (por me përballjen direkte për t’u luajtur) dhe mbi të gjitha -10 nga kuqezinjtë dhe -7 nga zikaltrit, natyrisht me një ndeshje më pak.

JUVENTUS

Pas trofeut të parë sezonal, objektivi i ardhshëm është minimizimi i diferencës së pikëve me skuadrat e kreut. Momenti për ta bërë është tani. Ka një muaj për të provuar, nga ky çast deri në rikthimin në Ligën e Kampioneve. Janë katër javë që mendimet mund të përqendrohen vetëm në Serinë A, përpara rinisjes së Champions-it me ndeshjet e 1/8-ave. Sepse, kur të lëvizë topi në Europë, atëherë duhet bashkëjetuar me dy kompeticione dhe energjitë dhe aspiratat kërkojnë një sforco jo të vogël.

KATËR JAVË – Ndeshjet e 15 ditëve të fundit (me një humbje të dhimbshme, por edhe me tri fitore në pokerin e sfidave kundër ekipeve më të mira në Itali) tregojnë se në luftën për kreun është pa dyshim edhe “Zonja”, që është ende një kantier i hapur në kursin e ri teknik të trajnerit Pirlo dhe nëse sot ajo është ndjekëse, faji është i shumë barazimeve në fillim të sezonit. Një diferencë që duhet provuar të ngushtohet në këtë moment të sezonit. Katër janë ndeshjet që po afrojnë, përpara sfidës së vajtjes me Porton në 1/8-at e Championsit: Bolonja e para, nisja e fazës së dytë në shtëpi me Sampdorian pas një jave (me SPAL-in në Kupën e Italisë në mes), pastaj është Roma në “Olimpico” dhe transferta me Napolin.

juventus-alvaro-morata-federico-chiesa-and-cristiano-ronaldo

VITI I RI – Përpara janë dy sfida me ato të shtresës së mesme të Serisë A dhe pastaj dy skuadra që për momentin janë përpara në klasifikim. Steka mbetet e lartë. Por, për t’ia dalë duhet që edhe të tjerët të ngadalësojnë: pengesa më e madhe e Milanit vjen menjëherë, Atalanta. Ajo më e vështira për Interin është më përpara, Lacio. Pas këtyre ndeshjeve do të jetë derbi i Madoninës, në të cilën në mënyrë të pashmangshme milanezet do të lënë pikë me njëra-tjetrën. Por, për të përfituar, duhet të shkohet pa humbur terren, përkundrazi duke fituar. Por, e njëjta gjë duhet përsëritur edhe me skuadrat e nivelit të ndryshëm, ku duhet aftësia për të bërë rezultat me skuadrat e mëdha që viti i ri i ka dhuruar Juves.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"