Nga Asllani te Çalhanoglu e Turam, sa shumë interistë presin titullin e parë me fanellën zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 19:07

Nga Asllani te Çalhanoglu e Turam, sa shumë interistë presin titullin e parë me fanellën zikaltër

Hera e parë nuk harrohet kurrë. Dhe për shumë lojtarë të Interit pritja është më e madhe dhe krijon më shumë ankth. Plot 9 lojtarë zikaltër presin të festojnë titullin e parë kampion në karrierën e tyre. Mes tyre Kristjan Asllani, i riu shqiptar 22-vjeçar që nuk iu desh të presë shumë.

inter inzagi asllani sancez

Në sezonin e dytë me Interin pritet që të ngrejë në qiell trofeun e titullit kampion në Itali. Por pritja e gjatë ka qenë për Françesko Açerbin, i cili ka mbi shpatulla 36 vite. Kënaqësinë më të madhe e ka marrë në Europianin e vitit 2021 me kombëtaren e Italisë, ndërsa titullin e parë po e fiton tani. Por dy të mësipërmit nuk janë të vetmit që do të festojnë të parin titull.

Nga lojtarët e konsideruar yje pa tituj janë edhe Çalhanoglu, Dimarko dhe Turam. Turku është duke e pritur më shumë nga të gjithë sepse në vitin kur vendosi të vishte fanellën e zikaltërve Milani e fitoi. Për këtë arsye derbi kundër kuqezinjve ka një tjetër shije dhe domethënie për turkun. Ndërkohë, Dimarko i ka shkuar shumë afër titullit, por nuk ia ka dalë dot. Ai qëndroi me Interin në 6 muajt e parë të Antonio Kontes dhe nuk luajti praktikisht kurrë. Shkoi në huazim te Verona. Por si një tifoz zikaltër që është e festoi këtë trofe nga larg.

Ndërkohë që tani është një lojtar i nivelit të parë dhe kërkon që të festojë si i çmendur përpara tifozëve të tij. Por edhe Markus Turam do të fitojë titullin e parë. Në listën e debutuesve janë gjithashtu edhe Dumfris, por edhe dyshja Fratezi-Karlos Augusto. Pas disa sezonesh në ekipe që nuk luftonin për trofe erdhi momenti i duhur. Dhe në fund Bisek, që do të shijojë një titull. Ai që tregoi emocionet e mëdha edhe në trofeun e Superkupës së Italisë.

Nuk mund të harrohet në këtë histori Marko Arnautoviç. Ai një titull e ka fituar, por në vitin 2010 nuk ishte protagonist. Ai madje ka fituar tripletën dhe festoi si i çmendur në atë kohë. Por ky titull ka shijen e trofeut të parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"