Nga Alia te Liço dhe Rashica, Skënderbeu pret të mbushë arkën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 18:45

Nga Alia te Liço dhe Rashica, Skënderbeu pret të mbushë arkën

Përtej mendjes te kampionati dhe sezoni aktual ku korçarët janë në një pozitë të mirë në kampionat, në kampin bardhekuq janë duke monitoruar nga afër dhe me kujdes lojtarët që kanë lënë shenjë në këtë sezon dhe janë bërë pjesë e vëzhgimeve të ekipeve të tjera. Edhe në momentet që flasin në zyrat e klubit bardhekuq ka interesime të vazhdueshme për disa lojtarë që rrezikojnë t’i thonë lamtumirë Skënderbeut në fund të këtij sezoni.

skenderbeu

I pari në këtë listë është Dean Liço. Kapiteni korçar vijon të jetë një prej lojtarëve kyç të Skënderbeut në këtë sezon, duke marrë edhe shiritin e kapitenit në pjesën e dytë të sezonit. Burime të siguruara në klub bëjnë me dije se në drejtim të fantazistit korçar janë ende konkrete interesimet që vijnë nga kampionati turk dhe ai kroat. Pista të hapura këto, që për presidentin Takaj kërkojnë kohë studimi dhe mbi të gjitha vlerësim për të përmbushur kriteret e klubit në lidhje me kërkesën se çfarë do të përfitojë Skënderbeu nga xhevahiri korçar. Ajo që është e sigurt mbetet fakti se me shumë mundësi në fund të sezonit Liço do të ndryshojë ambient duke provuar një tjetër aventurë jashtë Shqipërie, me shpresën për të lënë shenjë dhe për t’u rritur akoma më shumë.

TË TJERËT – Nuk është vetëm kapiteni i korçarëve, ai, që ka kërkesa sa i përket ekipeve të huaja për të marrë shërbimet. Në listën e dëshirave kanë përfunduar edhe futbollistë të tjerë të bardhekuqve. “Panorama Sport” mëson nga burime shumë të sigurta se në këtë listë janë përfshirë edhe portieri Marko Alia, mesfushori Mario Rabiu dhe dy sulmuesit Frenklin Ahanonu dhe Ermir Rashica. Klubi po tregohet mjaft hermetik sa i përket zbulimit të ekipeve që interesohen apo kampionateve që bëhet fjalë, por nga ana tjetër po sheh me shumë kujdes situatën për të mos krijuar probleme në menaxhimin e pjesës së mbetur të sezonit.

Bardhekuqtë janë duke kërkuar kohë që të vlerësojnë me kujdes çdo mundësi për të përfituar financa të sigurta në mënyrë që të mbajnë ekipin në nivele të larta. Kjo duke pasur parasysh faktin që ky është për momentin i vetmi burim financiar për Skënderbeun, i cili ka ende për të shlyer dënimin e UEFA-s.

LLAZI SARO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"