Nga Ajdhoni te Shkurti, Vruho e Nakuçi/ Cilët janë basketbollistët e talentuar fierakë që shpallën kampion Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2022 | 21:45

Nga Ajdhoni te Shkurti, Vruho e Nakuçi/ Cilët janë basketbollistët e talentuar fierakë që shpallën kampion Apoloninë

Apolonia arriti një sukses mjaft të vyer, teksa u shpall zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë në basketbollin për meshkuj dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës.

Apolonia

Fierakët, të cilët drejtohen nga trajneri Aldi Germau, e kanë mbyllur sezonin me fitore, teksa në duelin e fundit triumfuan përballë Flamurtarit me rezultatin 85-69 (25-16, 18-12, 24-22, 18- 19).

Gjithçka përfundoi me festën e Apolonisë në pallatin e sportit “Flamurtari”, duke ngritur lart trofeun e merituar. Theksojmë që niveli i dytë i basketbollit shqiptar ka prodhuar një edicion me rivalitet, teksa beteja e fierakëve me Besëlidhjen për një vend në elitë ka qenë shumë interesante, me lezhjanët që do të luajnë tashmë në “play out”.

277782818_516004686546777_5507311869030092393_n

Përveç 3 amerikanëve, Apolonia ka në gjirin e saj mjaf basketbollistë të talentuar vendas, të cilët kanë zhvilluar një sezon fantastik, duke dhënë maksimumin për ekipin e qytetit të tyre, teksa kanë bërë krenarë qytetarët fierakë me suksesin e arritur këtë sezon.

Po cilët janë djemtë e talentuar fierakë që dhanë kontributin të jashtëzakonshëm në ngjitjen e Apolonisë në elitën e basketbollit shqiptar?

Ajdhoni SHkurti

Vasil Ajdhoni , Odhisea Shkurti, Joel Vruho dhe Endi Nakuçi, janë padyshim katër nga protagonistët, pa përjashtuar edhe të tjerët, që të gjithë së bashku realizuan objektivin madhor të vendosur në fillim të sezonit.

Edhe pse në një moshë të re, këta djem të talentuar fierakë, kanë arritur të bëjnë diferencën ndaj çdo kundërshtari, duke vendosur diktatin në parket.

pjimage (66)

Odhisea Shkurti është dhe kapiten i skuadrës, ku së bashku me Vasil Ajdhonin kanë mbajtur një peshë të madhe duke qenë në çdo ndeshje në formacionin titullar. Krahas pasionit dhe angazhimit maksimal që këta djem të talentuar kanë dhënë për ekipin e Apolonisë, ata vazhdojnë edhe studimet në Universitetin e Sportive në Tiranë.

Apolonia

Të katërt basketbollistët e talentuar fierakë së bashku me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, mundohen që gjithmonë të japin maksimunin, për të bërë krenarë qytetin e tyre me rezultatet positive. Gjasat janë të mëdha që edhe në superior, falë këtij grupi të shkëlqyer, Apolonia të synojë objektiva madhore edhe në Superiore.

STATISTIKAT E PLOTA TË SEZONIT: 

STATISTIKAT E SEZONIT

Skuadra e basketbollit të Apolonisë tashmë ka dhe mbështjetjen maksimale të kryebashkiakut Armando Subashi, që ka vlerësuar maksimalisht këtë sukses të skuadrës fierake duke nderuar këta djem të talentuar për gjithçka që kanë dhënë për të nderuar qytetin e tyre.


ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"